Trendi i ri i të punuarit nga shtëpia në kompanitë private

Trendi i ri i të punuarit nga shtëpia në kompanitë private
by

Sipas disa kërkimeve me Millennials (gjithashtu njohur si Gjenerata Y ose Gen Y, përafërsisht midis 20 dhe 35 vjeç), është zbuluar se puna fleksibël është jetësore për çdo punonjës modern (91% thonë se puna fleksibël është e rëndësishme dhe 92% thonë se do të donin t’u jepej mundësia për të punuar nga shtëpia).
Interesante megjithatë, kur 66% thanë se do të preferonin të punonin më shumë në zyrë sesa në shtëpi dhe 0% duke thënë se do të donin të punonin ekskluzivisht nga shtëpia.


Të punosh 100% në zyrë, 100% në shtëpi apo t’i miksosh këto të dyja së bashku është një eksperiencë e bukur e mënyrave të të punuarit, por që për fat të keq secili skenar ka anët pozitive dhe ato negative.

Megjithatë, diçka e rëndësishme që duhet të theksohet është se puna fleksibël nuk i referohet thjesht vendit ku punoni (dmth në shtëpi ose në zyrë), por edhe kur dhe si punoni. Puna fleksibël do të thotë që ju të keni fleksibilitet për të menaxhuar kohën dhe burimet tuaja në një mënyrë që është më efektive për ju. Kjo ju lejon të jeni më produktivë në mënyrë që puna jo thjesht të përfundohet, por të përfundohet në cilësinë më të mirë të mundshme, duke ruajtur një ekuilibër më të mirë të jetës në punë.

Për shembull, personat kreativë që punojnë në agjenci reklamash duket se nuk pëlqejnë të punojnë herët në mëngjes, por pak më vonë se zakonisht. Në orët e para të mëngjesit ata janë të fjetur, por disa orë më vonë ata do të ishin më  me jetë dhe plot energji, gati për ditën përpara. Madje ka raste kur kreativiteti i tyre arrin kulmin atëherë kur gjithë punonjësit e tjerë janë larguar nga zyra.Të jesh krijues, nuk ndodh vetëm në zyrë nga ora 9 deri në 17, prandaj është jetësore që punonjësit të lejohen të punojnë në një mënyrë më të përshtatshme për ta, pasi kjo siguron motivim dhe kreativitet të lartë.

Kjo qasje fleksibël për të punuar ndihmon gjithashtu bizneset, sepse inkurajohen punëtorët dhe përfitohet kështu një skenar i favorshëm për të gjithë. Ka raste kur takime ekipi ballë për ballë janë të nevojshme, prandaj zgjidhen me marrëveshje disa ditë dhe orare të caktuara gjatë javës kur ekipi duhet të jetë në zyrë (Për shembull: Çdo të Hënë dhe të Mërkurë stafi duhet të jetë i pranishëm në zyrë nga ora 10-15. Kjo do të thotë që të gjitha mbledhjet kryesore dhe takimet e departamenteve mund të mbahen gjatë kësaj kohe, por pastaj stafi ka mundësinë për të punuar fleksibël për pjesën tjetër të javës). Mundësitë për të punuar online dhe për të qenë gjatë gjithë kohës në komunikim të vazhdueshëm me klientët janë rritur, prandaj dhe oraret e punës po bëhen gjithmonë e më shumë fleksibël.

Megjithatë, për të gjitha përfitimet që sjell puna fleksibël dhe mënyrat e reja të punës të ofruara nga teknologjia, asnjëra prej tyre nuk mund të ndodhë pa besim. Për fat të keq, shumë kompani kanë ende mentalitetin se puna nuk bëhet njësoj nëse punonjësit nuk janë fizikisht në zyrë dhe në orare fikse. Shembull është CEO e Yahoo, Marissa Mayer e cila në vitin 2013 ndaloi të punohej remote nga shtëpia, gjë që u komentua gjerësisht si mungesë totale e besimit ndaj punonjësve të kësaj kompanie.

Gjithashtu, statistikat tregojnë se njerëzit që punojnë jashtë zyrës kompensojnë me komunikimin e tyre dhe punojnë më gjatë për t’u treguar kolegëve të tyre se janë me të vërtetë duke punuar.

Bizneset moderne duhet të heqin zakonet e vjetra të rrënjosura nga epoka industriale ku shkon në një vend të vetëm pune nga ora 9 deri në 17 çdo ditë për të kryer detyra të standardizuara. Përkundrazi, ata duhet të pranojnë se bota ka lëvizur, punët moderne të bazuara në shërbime janë shumë të ndryshme nga punët e prodhimit të së kaluarës, teknologjia është përmirësuar dhe është bërë gjerësisht e disponueshme dhe njerëzit punojnë ndryshe. Ata duhet t’i besojnë punonjësit e tyre për të marrë përgjegjësinë e ngarkesës së tyre të punës dhe menaxhimin e kohës për të bërë gjërat, nëse kjo është në orën 9 në zyrë ose në orën 21 në shtëpi.

Nëse bizneset nuk mund t’i besojnë punonjësve të tyre për të punuar në mënyrë fleksibël atëherë me siguri ata nuk mund t’i besojnë ata me ndonjë gjë tjetër siç janë informatat konfidenciale të biznesit dhe detajet financiare.

Dhe nëse bizneset nuk u besojnë punonjësve të tyre, atëherë shtrohet pyetja përse i kanë punësuar ata?

 

Burimi: Millennial Employee Research

Share