Junior Angular Developer

Junior Angular Developer
by

Website 3i Solutions

Pozicioni i punës : Zhvillues Front End – Angular

 

Niveli: Fillestar

 

I. Detyra dhe përgjegjësi kryesore:
  •  Kryen detyrat e ngarkuara sipas afateve ditore/javore/mujore/vjetore të përcaktuara nga drejtuesi i skuadrës, manaxheri i projektit ose eprori i drejtpërdrejtë.
  • Të ketë një komunikim profesional me kolegët, eprorët dhe klientët e kompanisë.
  • Të rritet profesionalisht në mënyrë të vazhdueshme në teknologjitë që zotëron ose ato që i caktohen.
  • Të evidentojë problematikat, të trajtojë zgjidhjen e tyre ose adresimin tek eprori.
  • Të pranojë/japë kritika/sugjerime si mjet komunikimi objektiv, per tu permiresuar profesionalisht dhe per te rritur cilesine e punes.
II. Detyra specifike:
  • Bashkëpunon me ekipin e projektit back end dhe dizajn për të zhvilluar kodin në përputhje me kërkesat e biznesit dhe të sistemit.
  • Teston kodin e zhvilluar dhe sigurohet që operon sipas standardeve më të mira dhe në harmoni të integruar me pjesët e tjera të kodit.
  • Dokumenton kodin e bërë sipas metodologjisë së aprovuar nga kompania, duke siguruar që të ketë një “knowledge transfer” të përhershëm me grupin dhe kolegët.
  • Ndjek aktivitetet e zhvillimit të aplikacioneve ndërfunksionale për të arritur objektivat e projektit.
  • Sigurohet që produktet e zhvillimit të aplikacioneve të realizohen brenda afateve kohore dhe me cilësi të lartë.
  • Rekomandon praktikat dhe mjetet më të mira për zhvillimin e duhur të aplikacioneve.
III.     Njohuritë dhe aftësitë e nevojshme:
  1. Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike ose degë të tjera të ngjashme.
  2. Njohuri të mira në programim në teknologjitë: JavaScript/JQuery, HTML5, Angular2, TypeScript.
  3. Aftësi të forta analitike dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve.
  4. Njohuri të mira dhe zotërim i koncepteve dhe strukturave bazë të gjuhëve të programimit OO.
  5. Njohuri të thelluara për platformën, databazën, API dhe web service të përdorura në sistem.
  6. Njohuri për procesin dhe ciklin e zhvillimit të software, të proceseve client-server duke përdorur skemat JSON API.
  7. Njohuri për tools që ndihmojnë zhvillimin (Git, VSTS, Visual Studio etj)
  8. Njohuri për unit testing dhe testet e integrimit.
  9. Aftësi për të punuar në mjedise bashkëpunuese.
  10. Aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar.
IV. Në 3i Solutions ofrojmë:
  1. Zhvillim Profesional: Mbështesim dhe nxisim talentin e gjithsecilit, duke ju treguar rrugën e duhur drejt rritjes profesionale. Ofrojmë certifikime të teknologjive dhe praktikave bashkëkohore.
  2. Eksperienca Ndërkombëtare: Me klientë nga industri dhe vende të ndryshme, ne ofrojmë mundësinë për të punuar me projekte që sjellin në treg produkte të realizuara me teknologjitë më të fundit dhe shkëmbime eksperiencash.
  3. Vlerësime Performance: Meritokracia është pjese integrale e udhëheqjes në kompaninë tonë. Çdo punonjës merr vlerësime periodike në bazë të performancës në punë si dhe kompensime të tjera, në bazë të politikave të bashkëpunimit.
  4. Ambient komod e miqësor: Në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, fare pranë qendrës dhe me mundësi aksesi të transportit publik, ofrojmë ambiente të rehatshme, me një ekip miqësor, të talentuar dhe plotësisht profesional.
  5. Organizime dhe Aktivitete: Tech talks, darka miqësore, udhëtime brenda dhe jashtë vendit, shkëmbime eksperiencash mes skuadrës, aktivitete sportive (futboll, volejboll), aktivitete bamirësie, e shumë të tjera që do I zbuloni nëse jeni pjesë e ekipit 3i Solutions.
Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 80 MB.

Share